Loading…
Libri i Clinton ku përmendet Kosova acaron Serbinë
  • 13/06/2018 | 18:21

...

Autobiografia e Hillary Clintonit është kthyer në “mollë” sherri në Serbi. Institucioni që përfaqëson komunitetin shqiptar në vend mohoi të ketë kërkuar përfshirjen e këtij libri në kurrikulat e nxënësve shqiptarë pas reagimit të ashpër të një ministri serb, i cili kujtoi rolin e bashkëshortit të saj në fushatën e bombardimeve gjatë luftës së Kosovës.


Nuk e kemi kërkuar një gjë të tillë, tha për BIRN sekretari i këshillit kombëtar shqiptar Enver Mehmeti. Ai shpjegon se ajo që ky organizim propozoi ishte vetëm që tekstet në gjuhën shqipe të përdoren nëpër shkolla që ndjekin programin e miratuar prej qeverisë.

Por ministri serb i Arsimit, Mlladen Sarçeviç reagoi duke thënë se “nuk do të lejojë që në shkollat e mesme, nxënësit të mësojnë mbi pjesëtarë të familjes që urdhëroi bombardimin e Serbisë”, duke iu referuar fushatës ajrore të NATO-s të vitit 1999, e cila synonte t’i jepej fund operacioneve ushtarake të Beogradit në Kosovë.

“Nëse shqiptarët e shohin familjen Clinton si një të mirë supreme, ne e shohim atë si të keqen supreme”, citohet të ketë thënë Sarçeviç. Përfaqësues të këshillit kombëtar shqiptar sqarojnë se autobiografia e Clintonit duhet të shërbente thjesht si shembull i një teksti shkollor për këtë zhanër, por leximi i saj nuk do të ishte i detyrueshëm.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë