Loading…
Lidhet Pakti Evropian për bashkëpunim ushtarak
  • 14/11/2017 | 10:29

...

Me marrëveshjen historike në Bruksel për bashkëpunim të përhershëm struktural, Bashkimi Evropian e forcon autonominë e sigurisë; Vendet nënshkruese do të rrisin fondet për mbrojtje.


Shefat e diplomacisë së BE kanë nënshkruar në Bruksel dokumentin mbi  themelimin e Bashkëpunimit permanent struktural (CSP), me çfarë vendet anëtare të BE kanë për qëllim që të forcojnë lidhjet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si në armatim, ashtu edhe në aksionet e jashtme. Në projekt janë bashkuar 23 vende. Nga lista mungojnë Britania e Madhe, Danimarka, Irlanda, Portugalia dhe Malta. Marrëveshja zyrtarisht do të fillojë të funksionojë në dhjetor.

“Ky është moment historik për mbrojte të Evropës”, ka deklaruar përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe të sigurisë së BE Frederica Mogherini, transmeton gazetametro.net.

Brukseli ka vendosur të reagojë pas një sërë të ngjarjeve, siç janë sulmet terroriste, kriza e Ukrainës apo e imigrimit. Ajo që e ka shpejtuar unitetin më të fortë të vendeve anëtare  është edhe pikëpyetja se si do të reagonte presidenti amerikan Donald Trump në situata nëse do t’i duhej ndihma e NATO-s ndonjërës nga anëtaret. Këtu, para se gjithash, mendohet në marrëdhëniet me Rusinë.

Në një mënyrë, pakti i mbrojtës, me financim dhe zhvillim të pajisjeve të përbashkëta ushtarake, paraqet shenjë të unitetit tani kur po zhvillohen negociatat për dalje të Britanisë së Madhe. Londra, si aleati më i fortë i Uashingtonit, e ka kundërshtuar këtë projekt, pas të cilit qëndrojnë Gjermania dhe Franca.

Frederica Mogherini ka theksuar se BE ka ndikim më të fortë në Ballkanin Perëndimor dhe ka porositur se nuk është e brengosur për ndikim apo prezencë të cilit do partnerë tjetër në rajon.

“Kur është BE prezent me gjithë forcën e vet, atëherë nuk ka partner tjetër i cili ka ndikim më të fortë në rajon se BE”, është përgjigjur Mogherini në pyetje se a është e brengosur për çështjen e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor.

Ajo ka theksuar se politika ndaj rajonit është njëra nga fushat në të cilën BE më së shumti punon dhe ka vlerësuar se komunikimi i BE me Ballkanin Perëndimor është përmirësuar për shkak të ardhmërisë evropiane të theksuar qartë për gjithë rajonin./gazetametro.net.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë