Loading…
Ligji ‘katastrofal’ legalizon martesat e fëmijëve 9 vjeçarë në Irak
  • 14/11/2017 | 16:30

...

Aktivistët e të drejtave të njeriut në Irak kanë ngritur zërin kundër miratimit të një ligji që legalizon martesat e fëmijëve që në moshën 9 vjeçare, transmeton Gazeta Metro.


Shoqëria civile dhe aktivistë të ndryshëm kanë marrë pjesë në protesta ndaj këtij propozimi për amendament, të cilin e kanë quajtur ‘katastrofal’ dhe kanë thënë që ligji u jep të drejtë klerikëve myslimanë që të menaxhojnë si të duan me kontratat martesore dhe jetët e njerëzve.

Në Irak, edhe në të kaluarën ka pasur propozime për ligje të tilla. Një i tillë ishte bërë më 2014 dhe parashihte që gratë të mos kenë fare të drejta në divorc apo ndarje të pasurisë.

Një aktivist i një organizate nga Jordania tha për Guardian që ky propozim amendament bie ndesh me konventat ndërkombëtare dhe ligjin vendor. “Nëse miratohet, secili sekt fetar do të pajtohet me atë që thonë klerikët fetarë. Do të jetë katastrofale për të drejtat e grave”, thotë Suad Abu-Dayyeh që vepron në Jordani.

Disa sekte fetare në Irak besojnë që gruaja e profetit Muhamed ishte 9 vjeçare prandaj thonë që fëmijët në këtë moshë mund të martohen. Sipas aktivistëve, të cilët po vazhdojnë të kundërshtojnë miratimin e këtij ligji, Iraku me këtë amendament do të kthehej 50 vjet prapa në kohë dhe do të shkeleshin ashpër të drejtat e grave. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë