Loading…
Ligji për gjuhën shqipe, tensione në Kuvend: VMRO bllokon foltoren e Xhaferit (Video)
  • 13/09/2017 | 18:54

...

Deputetët e VMRO-DPMNE-së në Kuvend u përballën verbalisht me kryetarin Talat Xhaferi. Ilija Dimovski, po kërkon që të tërhiqet ligji për gjuhën shqipe nga rendi ditor i seancës plenare.


Pas disa minutave diskutim mes Talat Xhaferit dhe Ilija Dimovskit, deputetët e opozitës u kthyen në vendet e tyre me premtimin se do të u jep pauzë.

Dimovski kërkoi debat publik për ligjin e gjuhëve, pasi sipas tij nëse ai miratohet do të shkelen kushtetua, ligjet dhe Rregullorja e Kuvendit.

“E para me këtë ligj shihet qartë se janë thyer dhe shkatërrohet marrëveshja e Ohrit.  Ne kërkojmë që ky ligj në tërësi të përputhet me ligjet e kushtetutës së R.M-së dhe M.O. E dyta kërkojmë të largohen të gjitha shkeljet e procedurave që kuvendi të punoj në një atmosfere normale dhe të debatoj për këtë ligj”, u shpreh Ilja Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Deputetët e shumicës parlamentare thonë se projekt ligji bazën e ka në amendamentin pesë të kushtetutës, i cili deri tani nuk është zbatuar plotësisht. Dritë jeshile për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, me lexim të parë, javën e kaluar dha Komisioni për Çështje Evropiane.

Deputetët miratuan vetëm pikën e parë të rendit të ditës, vendimin për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e anëtarit të KSHZ-së dhe më pas për shkak të obligimeve partiake për zgjedhjet lokale, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ndërpreu seancën dhe e caktoi vazhdimin për nesër.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë