Loading…
Limaj: Haradinaj s’ka shkelur ligje kur ka rritur pagën e vet
  • 21/06/2018 | 00:01

...

Fatmir Limaj, zëvendëskryeministër i Kosovës, ka thënë se shefi i tij, Ramush Haradinaj ka marrë vendim të ligjshëm kur ka vendosur të dyfishojë pagën e tij në 2950 euro.


Limaj ka thënë se mungesa e ligjit për pagat ka mundësuar që qeveria të marrë këtë vendim për rritje pagash, por ka kërkuar që të krijohet ligji që i përshtatet gjendjes së Kosovës.

“Nëse do të ishte paga më e lartë në Kosovë 2900 euro do të thosha se është e lartë, por kur shohim drejtues të agjensioneve me 4 mijë e 5 mijë euro pagë, do të duhej të uleshin ekspertët dhe të shikonin gjendjen. Sa agjencione janë në Kosovë. Janë me dhjetëra agjencione, prej atyre të ujërave, higjienës e bërllokut. Është vendim që e ka marrë qeveria e Kosovës, është vendim legjitim. Nuk mund të kontestoni vendimin e qeverisë nëse nuk e sheh ligji ndryshe”, ka thënë Limaj në emisionin “Interaktiv”.

“Te shërbyesit civilë është një rregull për paga. Nuk ka ligj për parlament, nuk ka për presidencën, nuk ka për kryetarin e Kuvendit. Duhet sa më shpejt që të rregullojmë ligjin e pagave. Ligjin për qeverinë sepse është diskutuar edhe numri i madh i ministrive e zëvendësministrave”, ka thënë veç të tjerash ai.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë