Loading…
Limaj, ministrit të Shqipërisë: Ia keni futë kot, hiqeni taksën në Rrugën e Kombit ndaj kosovarëve
  • 12/10/2018 | 18:20

...

Një delegacion i qeverisë së Kosovës i kryesuar nga zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë.


Limaj ka kërkuar nga qeveria shqiptare që të rishikojë edhe një herë çështjen e çmimit të taksës rrugore sepse, sipas tij, është e papranueshme vendosja e kësaj tarife kaq të lartë për për qytetarët dhe për bizneset.

Delegacioni i qeverisë së Kosovës, janë pritur nga ministri i jashtëm, Ditmir Bushati dhe ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj.

Në këtë takim është diskutuar edhe për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare që do të mbahet muajin e ardhshëm në Pejë.

Po ashtu Limaj ka kërkuar edhe heqjen e skanerit për kontrollin që iu bëhet bizneseve kosovare që kalojnë nëpër Shqipëri, e që iu shkakton kosto shtesë bizneseve.

“Jemi të shqetësuar me vendosjen e çmimit të taksës rrugore në Rrugën e Kombit. Qytetarët e Kosovës nuk e kanë pritur mirë vendosjen e kësaj tarife dhe ne bashkërisht duhet ta gjejmë një zgjidhje dhe ta tejkalojmë. Po ashtu duhet t’i heqim barrierat që po pengojnë bizneset tona, siç është çështja e skanerit”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

Në këtë mbledhje po ashtu përfaqësuesit e dy qeverive janë dakorduar për një sërë marrëveshjesh që do të nënshkruhen në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive.

Kësisoj, në mbledhjen që do të mbahen në Pejë gjasat janë që të nënshkruhet marrëveshja, e cila i mundëson Kosovës një portë hyrse në portin e Durrësit.

Poashtu, marrëveshja për lëvizjen e lirë të qytetarëve andej e këndej kufirit, marrëveshja për njohjen reciproke të patent shoferëve, marrëveshja për heqjen e romingut pastaj marrëveshja për heqjen e barrierave jotarifore si dhe të krijohet një grup punues i përbërë nga dy qeveritë i cili do të diskutonte për çështjen e tarifës rrugore dhe skanerit.

Limaj ka kërkuar nga qeveria shqiptare themelimin e një zyrë në Prizren për zhdoganimin e prodhimeve me origjine nga Kosova dhe Shqipëria.

Pjesë e delegacionit të qeverisë së Kosovës në këtë mbledhje përvec Limajt ishin edhe zv/kryeministri, Dardan Gashi, ministrat Bejtush Gashi e Endrit Shala zv/ministrat, Fatmir Gashi e Rexhep Kadriu si dhe drejtori i doganave të Kosovës, Bahri Berisha.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë