Loading…
Limaj ngarkohet t’i koordinoj politikat ekonomike mes Kosovës dhe Shqipërisë
  • 13/10/2017 | 15:35

...

Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit të mëtutjeshëm rajonal dhe mbikëqyrjes së zbatimit  të marrëveshjeve ndërshtetërore, Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, është vendosur që në emër të Qeverisë se Kosovës të udhëheqë dhe të koordinoj me politikat ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë se Kosovës.


Kjo detyrë e re i është dhënë Limajt me qëllim të thëllimit të bashkëpunimit të mëtutjeshëm rajonal dhe mbikëqyrjes se zbatimit të marrëveshjeve ndërshtetërore.

“Zëvendëskryeministri Limaj, ngarkohet për Organizmin e Mbledhjeve të përbashkëta me Këshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe organizimet e mbledhjeve tjera eventuale”, thuhet ndër të tjera në vendimin e sotëm të mbledhjes se Qeverisë.

Kësisoj, Limaj do merret edhe me koordinimin ndërministror të qeverisë . Ndryshe, më 27 nëntor të këtij viti do të mbahet një mbledhje e përbashkët e dy qeverive shqiptare në Korçë të Shqipërisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë