Loading…
Limaj shiti banesën për t’i paguar avokatët
  • 19/06/2017 | 18:50

...

Ish-eprori i UÇK-së Fatmir Limaj e ka shitur banesën në qendër të Prishtinës për t’i paguar avokatët në çështjet të cilat janë duke u zhvilluar ndaj tij.


Limaj, i cili për momentin përballet me aktakuzë për krime lufte në Bellanicë dhe me aktakuzën për korrupsion në kohën sa ishte ministër i Transportit, ka deklaruar në formularin e pasurisë se ka shitur pronë për të garantuar mbrojtje ligore.

“Banesa me sipërfaqe 110 m2, e cila ka qene e përbashkët familjare (e cila ka qenë e deklaruar edhe në deklarimet e mëhershme të mia të pasurisë) është shitur nga ana e familjes. Nga një pjesë e këtyre mjeteve materiale është bërë pagesë për mbrojtjen time ligjore në procese gjyqësore kurse pjesa tjetër do të përdoret për nevoja të tjera”, thuhet në deklarimin e Limajt në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Përkundër kësaj Limaj ka deklaruar se ka një pasur prej 841 mijë e 924 eurosh.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë