Loading…
Limaj: Të rinjtë nuk duan të punojnë, vende të punës ka mjaft
  • 15/11/2018 | 22:43

...

Derisa në Kosovë papunësia vazhdon të jetë shumë e lartë, në komunën e Ferizajt, janë afro 500 vende të lira të punës.

Kështu ka thënë kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj sonte në një tubim me të rinjtë e kësaj partie.

Ai tha se rinia e Kosovës është vetëm kërkuese dhe aspak nuk mundohet të arrijë qëllimet dhe ëndrrat e tyre, raporton kp. Ai ndërkaq ka motivuar të gjithë të rinjtë të ndjekin programin e qendrave për aftësime profesionale.

“Si është e mundur që sot në Kosovë është një papunësi kaq e madhe, në anën tjetër ka kërkesa për vende të reja të punës. Nuk po largohemi nga Ferizaj, këtu 300-500 vende të punës janë të lira. Nëse pyesim kompanitë, po si janë të lira dhe s’ka punë, se nuk kem djem dhe vajza me zanat. Dhe ajo çfarë ne kemi ardhur për të thënë sot, me kryetarin e degës dhe me ministrin që ka me mbështet këtë projekt, është se në Ferizaj ekziston qendra e aftësimit profesional”, ka thënë Limaj.

Ndërsa, kryetari i rinisë socialdemokrate Albert Maxhunaj tha se në këtë takim janë mbledhur për të konkretizuar platformën e tyre për të rinjtë e Kosovës.

“Ne jemi dëshmitarë, që shumë të rinj e të reja, sot nuk kanë përgatitje profesionale. Jo të gjithë kanë fatin që të kenë një diplomë universitare. Çfarë jemi duke bërë ne që t’i drejtojmë të rinjtë dhe të rejat drejt përgatitjes profesionale. A jemi të gatshëm ne, që të jemi të aftë për punë. Sa djem dhe vajza të reja kemi që nuk janë të aftë për tregun e punës. Fatkeqësisht, ne sot mendojmë që zgjidhjen më e lehtë është që të ulemi dhe të kritikojmë”, tha ai.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë