Loading…
Lindën 3 fëmijë derisa mbaheshin peng nga talibanët në Afganistan
  • 12/10/2017 | 17:35

...

Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar se një familje pesë anëtarëshe që po mbahej peng nga talibanët në Afganistan është liruar, pas plot pesë vitesh nën mbajtje, shkruan The Guardian, transmeton gazetametro.net


Kanadezi Joshua Boyle dhe gruaja amerikane Caitlan Coleman ishin marrë peng nga talibanët dhe gjatë kohës sa ishin në mbajtje kishin lindur tre fëmijë, bëri të ditur presidenti Donald Trump. Fotografia më lartë është bërë më 2016, kurse fëmija i tretë ka lindur dy muaj më parë.

Ndërkohë, ushtria pakistaneze ka bërë të ditur që vendi ku familja po mbahej është identifikuar pasi talibanët kanë vendosur t’i lëvizin ata drejt një zone malore në  kufi me Afganistanin. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë