Loading…
Lindita Halimi, pjesë e ‘People Magazine’, lexoni storien e plotë
  • Nga

  • SHPEND LIPA

  • 11/01/2017 | 18:45

...

Këngëtarja shqiptare Lindita Halimi, e cila ka kohë që ka paraljmeruar që do jetë pjesë e revistes të njohur amerikane People, numri i së cilës është publikuar, dhe po, pjesë e saj është edhe ajo.


Ajo rrëfehet për revistën se peshonte 113 kg, para se të vendoste të binte në peshë, rrugën të cilën e rrëfen shumë të detajizuar për revisten prestigjioze, shkruan Gazeta Metro.

Pas durimeve të shumta dhe ngacmimeve për vite rreth peshës së saj, dhe duke u ngatëruar për një grua shtatzënë, një udhëtim me autobus ishte “pjesa e fundit” që Lindita u ndjeh komode me peshën dhe fjalët rreth saj.

15894557_10155229413478132_2403128194740943352_n

Ajo tregon mënyrën e humbjes së peshës në videon (klikoni), ku flet pët ushtrimet në palestër, për zgjedhjen e ushqimit dhe padyshim vendlindjen e saj, duke treguar krenarinë që ka për të.

linda

Video dhe rrefimi i saj nuk fillon ashtu, ajo tregon për luftën në Kosovë dhe qfarë ka vuajtur ajo dhe familja e saj gjatë asaj përiudhe, duke treguar që viti 2009 ishte pika më e keqe e saj ku ka peshuar 113kg.

15941389_1158704414179447_575462462159258109_n

“Më kujtohet edhe hera e parë kur shijova picën, nuk e kisha idenë se çfarë pica ishte, dhe bëja gara me vëllaun se kush hante më shumë pica, e tmerrshme e di.” ka rrefyer Halimi.

Ajo ka kohë që është shprehur tejet e emocionuar për mundësinë dhe hapsirën që “People Magazine” i ka ofruar asaj, duke thënë se sa privilegj i madh është të jesh në ballinën e kësaj reviste dhe të jesh afër Oprah Winfrey.

Ajo shënon suksesin tjetër me pjesëmarrjen në Eurovision ku përfaqëson shtetin shqiptar. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë