Loading…
Liqeni më vdekjeprurës në botë: Për një natë i vrau afër 2 mijë njerëz
  • 14/11/2017 | 17:11

...

Ishte hera e parë që një fenomen natyror të shkaktojë mbytje të një numri aq të madh të njerëzve dhe të kafshëve.


Katastrofa e cila ndodhi më 21 gusht 1986 rreth liqenit vullkanik Nios në Kamerun, ka vrarë 1.746 njerëz dhe më shumë se 3.500 kafshë për gjithsej disa minuta. Për këtë liqe të vjetër 400 vjet, me dekada janë përfolur mite dhe legjenda të ndryshme, të cilat janë vërtetuar gjatë kësaj katastrofe natyrore.

Fermerët të cilët jetonin në afërsi të liqenit Nios në mes të natës kanë dëgjuar një bubullimë, dhe pas kësaj liqeni ka lëshuar dyoksid të karbonit (CO2) dhe ka krijuar një re, ndërsa vlerësimet sillen në mes të 300.000 deri në 1.6 milion tonë.

Reja u zgjerua nëpër rrethinë me shpejtësi prej 100 kilometra në orë, ndërsa banorët e këtij rajoni janë gjetur të vdekur, me fytyra të përgjakura. Shumica kanë vdekur në gjumë, ndërsa ata që janë nisur të shikojnë se prej nga vinte zhurma, kanë rënë nëpër rrugë rreth shtëpive të veta. Për proporcionet e tragjedisë tregon mjaftë e dhëna se nga dy fshatra të afërta kanë mbijetuar vetëm katër njerëz, transmeton gazetametro.net.

“Mbeta pa vetëdije, nuk munda ta hap gojën sepse ndjeja diçka të tmerrshme. Dëgjova vajzën time se si gërhite çuditshëm derisa u afrohesha në shtratin e saj, u rrëzova. Desha diçka të them, por nuk munda. Vajza ime tashmë kishte vdekur, ka përshkruar Joseph Nkwain se çfarë i kishte ndodhur atë natë.

Ishte hera e parë që një fenomen natyror të shkaktojë mbytje të një numri aq të madh të njerëzve dhe kafshëve. Reja u zhduk pas dy ditëve, ndërsa të mbijetuarit u zgjuan pas gati 36 orëve nga alivanosja. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë