Loading…
(LIVE) Amerika para katastrofës: Arrin urdhri – ikni, shpëtojeni kokën!
  • 13/09/2018 | 19:17

...

Uragani Florens po i afrohet bregut perëndimor të ShBA-ve. Tashmë kanë filluar erërat e fuqishme, të përcjella me shi, të cilat fryjnë me shpejtësi ndërmjet 60 e 120 kilometra në orë.

Në mëngjes Florens ka kaluar 350 kilometra në lindje të Karolinës Jugore, ndërsa kah fundi i ditës së sotme dhe fillimi i të nesërmes do t’u afrohet brigjeve të Karolinës Veriore dhe asaj Jugore.

Ndonëse uragani pakëz është dobësuar, meteorologët tërheqin vërejtjen se lindja e ShBA-ve edhe më tej pret katastrofë të përmasave të papara, transmeton gazetametro.net.

“Madje edhe sikur uragani të dobësohet deri në kategorinë 1, edhe më tej na pret stuhia e kategorisë 4 dhe katastrofa e madhe”, ka thënë meteologu Chad Maestado. Pritet që uragani nëpëmjet Karolinës Veriore dhe asaj Jugore do të kalojë tri ditë të plota, deri të ielën.

Zyrtarët amerikanë u kanë bërë vërejtje serioze të gjithëve të cilët ndodhen në rrigën e uraganit të fuqishëm, njofton CNN.

Vërejtja është e perë dhe e qartë: Hiqjuni rruge uraganit dhe atë menjëherë!

“Po qëndruar rrezikon jetën. Mos bëni plan të niseni kur të fillojë shiu e era”, ka thënë guvernatori i Karolinës së Veriut Roy Kuper. Ngjashëm ka thënë edhe kolegu tij i Karolinës së Jugut: “Evakuohuni. Nëse nuk e bëni këtë i jeni lënë vetvetes.”

Pushteti ka ndaluar qarkullimin përtej urës në drejtim të ishullit në të cilin ndodhet qyteti Karolina Biç, ndërsa është aplikuar edhe orapolicore 24 orë.

Pushtetarët e qytetit janë të brengosur sepse nga rreth 6300 banorë të këtij qyteti 1000 sish kanë refuzuar t’i lënë shtëpuitë e tyre, që është rrezik për këtë qytet i cili ndodhet në më pak së dy metra të lartësisë mbidetare.

“Sistemi ynë i mbrojtjes nga përmbytjet është solid, megjithatë nuk do të mbajë gjithë atë sai uji. Vërshimi është gati i pashmangshëm”, ka thënë kretarja e bashkisë së Karolin Biçit Jo Benson./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë