Loading…
Liverpool të dobët pa Shaqirin, Crvena Zvezda shënon dy gola brenda 30 minutave
  • 06/11/2018 | 19:41

...

Crvena Zvezda është duke fituar 2 me 0 kundër Liverpoolit, në ndeshjën që po luhet në Beograd, shkruan gazetametro.net


Ka qenë Milan Pavkov ai që shenoi dy gola brenda 7 minutave, duke e lënë kështu ekipin anglez mbrapa.

Ndeshja e kaluar mes dy ekipeve u zhvillua po ashtu në Beograd dhe përfundoi me rezultat 4 me 0, në favor të Liverpool’it, pjesë e së cilës ishte edhe Xherdan Shaqiri.

Mirëpo, ylli kosovar i futbollit nuk u ftua nga Jurgen Klopp për të marrë pjesë kësaj radhe, pasi që pas tij kjo po shkakton tension mes Kosovës dhe Serbisë.

Ende nuk dihet nëse ky ‘dobësim’ i Liverpool’it vie si pasojë e mungesës së Shaqirit.

Ndeshja është duke u zhvilluar akoma, dhe tani është në minutën e 40’të./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë