Loading…
Lladrovci përsëri me kazmë në dorë inspekton punimet |FOTO
  • 25/06/2018 | 19:56

...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, çdo ditë e më shumë po befason me veprimet e tij. Ai sot pas ankesave nga banorët e fshatit Gllobar për projektin e asfaltimit të rrugëve dhe rrugicave, ka dalë në terren për t’i parë nga afër punimet për realizimin e këtij projekti.


Lladrovci shihet në fotografi me kazmë në dorë ku ka pasur vërejtje që kapakët e pusetave nuk janë vendosur sipas paramases dhe të njëjtit duhet të ndërrohen dhe të përmirësohet baza e tyre.

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Urbanizmit, të hënën i ka bërë vërejtje Operatorit Ekonomik për mos përmbushjen e detyrimeve sipas kontratës së nënshkruar.

Ndërsa sa i përket ankesave të qytetarëve për shtyllat dhe trafoja në rrugën “Gani Elshani” në Drenas, do të largohen nga KEDS’i ku janë të njoftuar nga viti i kaluar dhe niveli më i lartë kanë marr obligim për dislokimin e tyre.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë