Loading…
Lladrovci shkel ligjin kundër duhanit
  • 13/01/2018 | 23:27

...

Drenasi njihet si komuna e cila ka respektuar Ligjin e Duhanit, duke sanksionuar të gjithë personat dhe bizneset që kanë shkel këtë ligj.

Ditë më parë, Drejtoria e Inspeksionit të Komunës së Drenasit ka ndërmarr një aksion duke kontrolluar lokalet dhe duke gjobitur personat që po konsumonin cigare brenda hapësirave të mbyllura publike.

Mirëpo, këtë ligj duket se nuk e respekton vet i pari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Në një foto të dërguar nga një lexues i Indeksonline shihet Lladrovci duke pirë cigare brenda një lokali.

Sipas lexuesit, Lladrovci ka bërë këtë shkelje të ligjit gjatë një aktiviteti përkujtimor të mbajtur këto ditë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë