Loading…
Llapi më anë të një komunikate zyrtare tregon arsyen kryesore pse e shkarkoi Bylbyl Sokolin
  • 11/10/2018 | 12:30

...

Llapi dje shkarkoi Bylbyl Sokolin, ndërsa tani klubi nga Podujeva është në bisedime me tre trajnerë tjerë


Aventura e ‘Profës’ te Llapi përfundoi pas vetëm nëntë ndeshjeve në Ipko Superliga, transmeton GazetaMetro.

Llapi e ka shkarkuar mbrëmë Sokolin për arsye të rezultateve të dobëta.

Llapi nën urdhërat e Sokolit arriti pesë fitore një barazim dhe tre humbje dhe renditet në vendin e tretë në tabelë me 16 pikë.

Me anë të një komunikate zyrtare Llapi e ka konfirmuar që ka shkarkuar nga posti i trajnerit ‘Profën’.

“KOMUNIKATË ZYRTARE

KF Llapi nga mbledhja e mbajtur ka analizuar dhe shqyrtuar me vëmendje ecurinë e kampionatit për këto tetë xhiro dhe nga kjo kemi ardhur në përfundim se shkarkimi i Kryetrajnerit, Bylbyl Sokoli ishte i paevitueshëm.

Arsyejet kryesore të shkarkimit të tij ishin rezultatet jo të mira të skuadrës në këto tetë xhiro si dhe mungesa e harmonisë mes lojtarëve dhe kryetrajnerit që dolën të jenë mungesa e rezultateve të deritanishme.

E falenderojmë Kryetrajnerin Bylbyl Sokoli për kohën e kaluar në KF Llapi, ndërsa Drejtori Sportiv, Tahir Batatina është në bisedime me tre trajnerë për të ardhur në stolin e Llapit.

Podujevë, 11 tetor 2018,”. /GazetaMetro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë