“Teknologjia të cilën do të përdorim tek “Kosova e Re”, do ketë ujë më pak, më pak tim, 10 herë më pak sulfur”, kështu u shpreh Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka gjatë emisionit Euro Tribuna.
Lluka mes tjerash shtoi se ky termocentral do jetë i fundit me qymyr.
Ai tha se janë munduar që sa më shumë të bisedojnë me shtetet tjera fqinje në lidhje me ndërtimet e termocentraleve të tyre, si për shembull Kroacia.
Sipas tij me termocentralin e ri do të ketë mundësi më shumë eksporti, si në Maqedoni.
Lluka tha se do të ketë 14 milion ton naftë.
Sipas Burim Ejupit nga INDEP që nga 2025 nuk do të kemi më mundësi të prodhojmë me qymyr.