Loading…
Lluka tregon se kush do të ndihmojë në gjetjen e të zhdukurve
  • 26/05/2018 | 09:10

...

Delegacioni i Kosovës shumë shpejt do të zhvillojë një takim me përfaqësues të NATO-s në Bruksel. Foraca ushtarake do të ndihmojë Kosovën në gjetjen e personave që konsiderohen ende të zhdukur që prej përfundimit të luftës së fundit në Kosovë.


Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Jahja Lluka, mbajtës i dosjes për çështjen e personave të zhdukur, ka deklaruar për Ekonomia Online se kanë kërkuar nga NATO-ja që tu japin fotografimet satelitore për ndryshimet e terrenit në Serbi.

Kjo, pasi sipas tij, njerëzit që janë vrarë e masakruar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit gjatë luftës së viteve 1998-99 në Kosovë janë bartur disa herë nëpër varreza të ndryshme në Serbi dhe se çdo ndryshim i terrenit me siguri është i filmuar.

“Ne tani kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë me shumë ambasada në Kosovë, me KFOR-in. Gjithashtu, kemi kërkuar edhe nga NATO-ja që të na jap fotografimet satelitore për ndryshimet e terrenit në Serbi, për arsye se njerëzit që janë kidnapuar janë vrarë e masakruar, janë bartuar disa herë në disa varreza në Serbi dhe çdo ndryshim i terrenit me siguri është i filmuar”, tha Lluka.

Lluka ka bërë të ditur se presin që të takohen me NATO-n në Bruksel që kërkesat e Kosovës të prodhojnë rezultate, me të cilat pastaj do të ishte e mundur t’i bëhet presion Serbisë për të dhënë informacione rreth vendndodhjes së trupave të shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës.

“Po shpresojmë që shumë shpejtë do ta kemi edhe një takim në Bruksel me NATO-n, që këto kërkesa tona eventualisht të prodhojnë diçka të re, me që kishim me pas mundësi që të bëjmë presion te Serbia”, tha ai.

Sipas Llukës, çështja e të pagjeturve do jetë ndër pikat kryesore të Samitit të Londrës, i cili do të mbahet në fillim të korrikut.

Para samitit do të mbahet një takim parapërgatitor në Podgoricë të Malit të Zi ndërmjet komisioneve qeveritare të shteteve të rajonit, i cili sipas Llukës mund të prodhojë ndonjë marrëveshje për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

“Është shumë i rëndësishëm Samiti i Londrës, i cili do të mbahet në fillim të korrikut, ku njëra ndër pikat kryesore është çështja e të zhdukurve dhe në këtë fundjavë në Podgoricë do të mbahet një takim rajonal parapërgatitor për Samitin e Londrës. Do të thotë që Komisionet Qeveritare  të rajonit do të takohen në një takim pune për të filluar eventualisht ndonjë marrëveshje për të zbardhur fatin e personave të zhdukur”, tha Lluka.

Ai ka thënë se Kosova ka pasur mundësi t’i vendos shumë kushte Serbisë, mirëpo as bashkësia ndërkombëtare që sipas tij e di që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, nuk ka qenë i gatshëm të bëjë më shumë presion.

Lluka deklaroi se është fatkeqësi që institucionet e Kosovës në një periudhë kohore nuk e kanë pasur prioritet zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë