Loading…
Lojtarët e Azerbejxhanit në hotel të Pacollit
  • 20/11/2018 | 11:52

...

Lojtarët e përfaqësueses së Azerbejxhanit sapo kanë arritur në hotelin Sëiss Diamond në Prishtinë, ku po sistemohen në ditën e ndeshjes kundër Kosovës.

Gazetari i Metros në vendin e ngjarjes ka raportuar se lojtarët tani po qëndrojnë në hotelin e Pacollit, nga ku do të zbarkojnë në fushën e stadiumit Fadil Vokrri.

Sidoqoftë, përfaqësuesja e Azerbejxhanit do të pritet nga mijëra tifozë kosovarë, të cilët do t’ia vështirësojnë ‘jetën’.

Ndërkohë, lojtarët kosovarë janë shprehur të gatshëm për ta mbrojtur vendin e parë në grupin e tyre. Kjo gjë do të arrihej me fitore ose të paktën një barazim.

Ndryshe, ndeshja mes dy pretendentëve për vend të parë do të luhet me fillim nga ora 20:45. Të gjitha biletat për këtë ndeshje janë shitur./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë