Loading…
Lopëve të Sislej Xhafës nuk po i pëlqen kthimi në fshat, u mësuan në Prishtinë |FOTO
  • Nga

  • MINKA BERISHA

  • 21/09/2018 | 17:31

...

Ekspozita që mori vëmendjen e publikut, shkaku edhe i disa protestave për pretendimin se disa krerë lopë po trajtoheshin keq në Galerinë e Arteve, tashmë është harruar, por lopët të cilat pas mbylljes së kësaj ekspozite u kthyen në fshat, nuk e kanë të lehtë riadaptimin, pasi u kishte pëlqyer shehri. 


Gazeta Metro ka mësuar se lopët të cilat për ekspozitë ishin marr nga një fshat i Podujevës, tani janë kthyer atje. Por është interesant fakti, se siç ka njoftuar pronari i tyre, lopët për kohën sa kishin qëndruar në Prishtinë, kishin shtuar peshë, ndërsa me t’u rikthyer në fshat, u ka ndodhur e kundërta.

“Love you without knowing” që në shqip do të thotë “Ju dua pa e ditur”, është ekspozita që morri vëmendjen mediatike para disa muajve, ku pati lëvdata por pati edhe nga ata të cilët protestuan kundër këtij lloj arti që Xhafa e ekspozoi për publikun dhe artdashësit shqiptarë, shkruan gazetametro.net.

Ai, një pjesë të ekspozitës kishtë futur edhe lopët, pjesë kjo për të cilën u debatua shumë gjatë, mirëpo Xhafa kishte një mesazh shumë të fortë pas kësaj.

Në një nga intervistat e tij, ai kishte treguar që një llojë ekspozite të tillë ishte duke e menduar që nga vitit 1999. Aso kohe zvicëranët ndihmuan Kosovën me 500 krerë lopë. Lopët zvicerane arritën në Kosovë me aeroplanë.

Sislej dëshironte që disa lopë nga Kosova t’i dërgonte në Zvicër, pwr t’i takuar me kushërinjët e tyre dhe si shenjë falenderimi për ndihëm e asaj kohë. Por transporti i tyre ishe shumë i shtrejtë.

Ai vendosi që këtë ekspozitë ta bëntë në Kosovë me lopë Kosove, sepse vetëm kështu mund t’i tregonte botës se sa shumë janë kujdesur për këto kafshë.

Në ekspozitën e realizuar në Galerinë Kombëtare të Kosovës, Sislej Xhafa prezentoi edhe 8 lopë të Kosovës, lopë këto të cilat qëndruan për gati dy muaj në oborrin e Galerisë, shkruan gazetametro.net.

“Lopët e Sislejt” ishin shkak i protestave nga aktivistët për të drejtat e kafshëve, të ciëlët mendonin se këto lopë janë duke u keqtrajtuar apo malltretuar në Galerinë Kombëtarë të Kosovës, ndërsa disa nga pankartat që përdornin ishin: “Galeria e Ahrit”, “Kafshët nuk i dojnë zhurmat e qytetit”, “Vuajtja nuk është art”.

Të gjitha këto reagime kanë ardhur nga disa persona që mendonin se lopët nuk kishin kushte në Galerinë Kombëtare.

Mirëpo në një hulumtim më të thëllë, kuptojmë se gjithçka me loptë ishte në rregull.

Gazeta Metro ka mësuar se Galeria Kombëtare e Kosovës kishte vepruar në përputhshmëri me rregullorën të cilën e kishte përcaktuar Ministria e Bujqësisë. Në rregulloren e Ministrisë së Bujqësisë fillimishte kërkohej hapsirë prej 4 metra katrorë për çdo krerë lopë, ndërsa Galeria kishte siguruar nga 12 metra katrorë për çdo krerë lope, që do të thotë tre fishi i asaj të kërkuar.

Ministria e Bujqësisë kishte futur në rregulorë edhe ushqimin dhe vitaminat që duheshin të merrnin lopët, por edhe pëër vendin apo tëmperaturat brrenda asaj shtalle, ndërsa të gjitha këto me anë të komisionit ishin të vlersuara si punë të kryera me sukses.

Për shkaqe sigurie, emri i pronarit prej të cilit ishin marrë lopët nuk u zbuluar nga Galeria Kombëtare  e Kosovës, por u bë e ditur se këto  lopë janë marrë në një katund në Podujevë.

Pra komoditeti i lopëve në qytet ishte në nivel, madje thuhet se aq mirë ishin adaptuar lopët në qytet sa që kur ishin kthyer te pronari në fshat, e kishin pasur të vështirë të riadaptoheshin, dhe edhe kanë humbur peshë. E gjithë kjo, shkaku se kushtet në Prishtinë i kishin konformë standardeve që kërkohen për një kafshë të tillë, e cila mbahet brenda dhe nuk lëshohet për kullosë jashtë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë