Loading…
Lovren flet për tërheqjen zvarrë që i bëri aktivistit rus që hyri në fushë gjatë finales |FOTO
  • 17/07/2018 | 16:55

...

Dejan Lovren pranoi se ishte shumë i nervozuar gjatë ndeshjes së finales e edhe në momentin kur në fushë hyrën katër aktivistë rusë.


Franca, e cila mundi Kroacinë 4:2, po fitonte 2:1 kur në fushën e lojës u futën katër protestues – të quajtur ‘Pussy Riot’, përcjell gazetametro.net.

Njëri nga aktivistët u drejtua për te Lovren me shpresën se do të marrë një përplasje të dorës, por në vend të kësaj u gjet i shtrirë përtokë nga mbrojtësi i Kroacisë dhe Liverpool.

Lovren duke folur për këtë rast, tha se reagimi i tillë i tij erdhi pasi ishte i zemëruar shkaku se kjo po ndodhte në moment jo të mirë për Kroacinë.

“Unë me të vërtetë isha i çmendur sepse ne ishim duke luajtur mirë në atë moment”, tha 29 vjeçari.

“Ne do të ishim duke luajtur futboll të mirë dhe pastaj erdhi një ndërprerje. U zemërova dhe e kapa djalin të cilin dëshiroja që sa më shpejt ta largoja nga stadiumi”.

Ndërkohë, një sulmuese femër shkoi te Kylian Mbappe në qendër të fushës, dhe francezi për dallim nga Lovren e priti mirë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë