Loading…
Luan Krasniqi përzihet në politikë
  • 23/09/2017 | 23:22

...

Vetëm disa orë para se të gjermanët të dalin për votime, ish-boksieri shqiptar me famë botërore Luan Krasniqi edhe e ka shprehur haptazi mbështetjen e tij Angela Merkelin, e cila po kërkon një mandat të katërt si kancelare e Gjermanisë.


Krasniqi është shfaqur në një spot publicitar të fushatës elektorale në krah të personaliteteve të tjera në fusha të ndryshme që bëjnë thirrje për të votuar kancelaren Angela Merkel.

Thotë se Merkel gjithmonë jep më të mirën nga vetja.

“Puna e saj është fantastike, prandaj e mbështes atë. Sepse ajo jep gjithmonë 100 për qindëshin nga vetja”, tha Krasniqi.

Kosovari 46 vjeç ditë më parë është takuar me Merklin të cilën e ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën.

Zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani për përcaktimin e Kancelarit dhe të deputeteve të Bundestagut (Parlamenti Federal) do te zhvillohen nesër me 24 shtator 2017.

Sondazhet e para tregojnë se Merkel do të jetë sërish kryesuese, ndërkohë që ekspertët i tremben një pjesëmarrjeje të ulët në votime.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë