Loading…
Lufta e re e Ftohtë: Britania përgatit t’i përgjigjet Rusisë pas sulmit me gaz nervor
  • 14/03/2018 | 11:39

...

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, do të paraqesë sot para Parlamentit masat që shteti i saj do të ndërmarrë si përgjigje ndaj Rusisë, pas sulmit me armë kimike të llojit Novichok ndaj një ish-spiuni rus dhe vajzës së tij në Salisbury të Anglisë.

Autoritetet britanike erdhën në përfundim që në këtë sulm u përdor gaz nervor që prodhohet nga rusët, të cilët sipas gjasave kishin qëllim të vrisnin ish-agjentin rus, Sergei Skripal.

Mediat britanike shkruajnë që Britania do të ndërmarrë sulme kibernetike ndaj Rusisë për sulmin me armë kimike në territorin e saj, si dhe në tavolinë do të jenë edhe masa të ashpra kundërspiunazhi.

Britania i kishte dhënë afat Rusisë deri mbrëmë në mesnatë që të jepte përgjigje zyrtare për këtë, por ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i hodhi poshtë pohimet e britanikëve dhe tha që kërkojnë të analizojnë vet helmin e përdorur në këtë sulm.

Novichok është helmi më vdekjeprurës i prodhuar ndonjëherë. Rusia e kishte prodhuar gjatë Luftës së Ftohtë më 1970. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë