Loading…
Lufta Joshua – Parker ka nisur jashtë ringut, kështu i ‘ruhen’ njëri-tjetrit
  • 20/03/2018 | 15:38

...

Pas duelit të madh të 31 marsit ndërmjet Anothony Joshuas dhe Jospeh Parker, njëri prej boksierëve të pamposhtur të peshave të rënda në boks do të pësojë humbjen e parë në karrierë, e tjetri do të mbajë titujt e kampionit të 4 versioneve.


Të dy i kanë fituar të gjitha përballjet në boks, dhe kanë goditje të rrezikshme që mund të jenë fatale për kundërshtarin, andaj secili po i kushton rëndësi të veçantë edhe detajeve para meçit, transmeton GazetaMetro.net

Saktësisht bëhet fjalë për peshën që pritet të kenë dy boksierët para matjeve zyrtare, e që vlerësohet si tejet e rëndësishme nga të dyja kampet.

Kjo për shkak se Parker njihet si boksier që ka lëvizje të shpejta të këmbëve, dhe duhet të arrijë një minimum të mundshëm për të qenë sa më i lëvizshëm.

Ndërkaq, edhe Joshua edhe pritet të humbë disa kilogram para duelit, edhe pse nuk pranoi të fliste për strategjinë e tij lidhur me peshën.

“Nuk do të them se me çfarë peshë do të hyj në duel, sepse herë e fundit (kundër Carlos Tacham) që thash këtë, në luftë erdha me peshën më të rëndë në karrierë”, tha Joshua.

“A do të jem më i rëndë se sa që isha ndaj Tacham apo më i lehtë, do të sigurohem të jem fitimtar”, theksoi ai.

Sidoqoftë, promotori i Joshuas, Eddie Hearn, paralajmëroi se anglezi do të heqë disa kg deri në ditën e duelit.

E të njëjtën e ka paralajmëruar edhe trajneri i Parker, Kevin Barry.

“Po, për këtë luftë do të jetë më i lehtë. Mendoj se është shumë me rëndësi që Joseph të jetë shumë i shpejtë në lëvizjet më këmbë dhe goxha i lëvizshëm”, u shpreh Barry.

Ndërkaq, trajneri i Joshuas, Rob McCracken, tha se po e marrin seriozisht mecin me Parker, të cilin nuk do të nënvlerësojnë në asnjë moment.

“Anthony do të marrë shumë seriozisht dhe të marrë atë fitore kundër Parker, me shpresë të përballet me Wilder në të ardhmen”, u shpreh McCracken. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë