Loading…
Luftanija amerikane me 200 raketa niset për në Mesdhe, aty ku ndodhet edhe ushtria ruse
  • 13/09/2018 | 19:18

...

Agjencia ruse e lajmeve, Interfax, ka raportuar se një luftanije amerikane ka hyrë në Mesdhe.


Luftanija amerikane USS Bulkeley, nëpërmjet ngushticës së Gjibraltarit, ka hyrë në Mesdhe, transmeton gazetametro.net

Kjo lëvizje e SHBA’së vjen pas paralajmërimit të Rusisë se grupet militante në provincën Idlib po planifikojnë sulme kimike të rreme.

Ndërsa, pak ditë më herët SHBA kishte dërguar një nëndetëse në Mesdhe.

Luftanija USS Bulkeley ka rreth 200 raketa Tomahawk dhe është e gatshme për të sulmuar nëse merr urdhëra për këtë.

Ndryshe, Këshilltari i Sigurisë i Trump, John Bolton, para pak kohësh, kishte paralajmëruar se SHBA do të përgjigjet ‘’fuqishëm’’ nëse regjimi i Assad përdorë armë kimike sërish gjatë ofensivës në provincën Idlib. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë