Loading…
Luksemburgu – vendi i parë me transport publik falas
  • 06/12/2018 | 18:25

...

Luksemburgu do të bëhet vendi i parë në botë me transport publik falas me të gjitha mjetet transportuese, njofton Euronews.com,

Plani, të cilin e ka inicuar qeveria e koalicionit e kryeministrit Xavier Bettel parasheh se përdorimi i trenave, tramvajëve e autobusëve të jetë pa pagesë nga vera e ardhshme, transmeton GazetaMetro.net.

Tash për tash traifat janë kufizuar në dy euro për të gjithë, për udhëtime të shkurta prej dy orësh brenda vendit. Bettel, kryeministri i ri i vjetër, mandatin e ri e ka marrë të mërkurën, ndërsa mbrojtjen e ambientit e ka pjesë kyçe të fushatës. Partia e tij demokratike do të formojë qeverinë me Partinë socialiste punëtire dhe Të gjelbrit.

Qyteti Luksemburg, kryeqyteti i vendit, ka afër 107 mijë banorë, ndërsa 400 mijë udhëtarë çdo ditë e kalojnë kufirin për shkak të punës. Luksemburgu më parë ka aplikuar transportin pa pagesë për të rinjtë nën 20 vjet, transmetojnë agjencitë./GazetaMetro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë