Loading…
Lunacek i premton kosovarëve: Do të bëj gjithçka që të lëvizni lirshëm për tre muaj |FOTO
  • 19/07/2018 | 16:41

...

Ish-raportuesja e posaçme për Kosovën ne Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, ka uruar qytetarët e Kosovës për rekomandimin pozitiv të KE-së sa i përket liberalizimit të vizave.


Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se do të bëj gjithçka që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në BE brenda tre muajsh.

“Ju keni plotësisht të drejt. Tani topi është në duart e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Ministrave të BE-së. Unë, Fajon dhe shumë të tjerë do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë në mënyrë që të gjithë qytetarët e Kosovës të mund të udhëtojnë lirshëm në BE për tre muaj”, ka shkruar Lunacek.

Kurse në një postim tjetër në Twitter, Lunacek ka shkruar se është e sigurt që në vjeshtë të këtij viti Parlamenti Evropian do ta japë dritën jeshile për heqjen e vizave.

“Ky është një lajm i mirë! Faleminderit Avramopoulos jam e sigurt që Parlamenti Evropian do ta japë dritën jeshile në vjeshtë. Shpresoj se edhe Ministria e Brendshme do ta bëjë të njëjtën gjë para vitit 2018!”, ka shkruar Lunacek.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë