Loading…
Madhështore: Distria Krasniqi e vendosi flamurin e Kosovës mbi atë të Serbisë |FOTO
  • 09/11/2018 | 14:30

...

Vajzat e Kosovës po impresionojnë me paraqitje në Grand Prixin e njohur të Uzbekistanit ‘Tashkent 2018’.

Nora Gjakova, Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi janë xhudistet nga Kosova që po marrin pjesë në këtë Grand Prix. Këto dy të fundit, tashmë kanë mbyllur ditën me medalje të artë.

E veçantë ka qenë fitorja e Distria Krasniqit në kategorinë deri në 48 kilogramë, e cila me suksesin e saj ka bërë që flamuri i Kosovës të vendoset mbi atë të Serbisë.

Distria në finale për medaljen e artë ka mundur xhudisten nga Hungaria, Eva Csernoviczki.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë