Loading…
Madridi zyrtar godet presidentin katalan: Po mashtron
  • 11/10/2017 | 13:30

...

Pavarësia e Katalonjës e shpallur dhe menjëherë e shtyrë është “mashtrimi” i cili do të sjellë deri te “konfliktet” ekonomike dhe shoqërore, ka deklaruar të mërkurën shefi i diplomacisë spanjolle Alfonso Dastis.


“E kuptova mashtrimin, sinqerisht, edhe një tjetër, si dhe truket të cilat po i bëjnë duke thënë një gjë e më pas diçka të kundërt”, ka deklaruar ministri i jashtëm Dastis për radion franceze Europe 1 një ditë pas fjalimit të shumëpritur të presidentit katalan Carles Puigdemont para parlamentit rajonal në Barcelonë.

“Thotë se e marrin të drejtën për pavarësi pas rezultateve të gjoja referendumit të 1 tetorit e më pas kërkon prej parlamentit t’i shtyjë efektet e deklarimit”, ka theksuar ai duke vlerësuar si “shokuese atë mënyrë të sjelljes ndaj parlamentit”, transmeton gazetametro.net.

“Mendoj se ai vazhdon të punojë atë çfarë gjithmonë ka punuar, të shkojë kah situatat të cilat nuk dëshirojmë t’i shohim në Katalonjë, në kuptimin e konflikteve ekonomike dhe shoqërore”, ka vazhduar ministri i jashtëm spanjoll.

Duke u gjetur në mes të dy zjarreve, presidenti katalan Puigdemont ka nënshkruar të martën mbrëma deklaratën mbi pavarësinë të cilën e shtyu menjëherë për shkak të dialogut hipotetik me Madridin, duke krijuar konfuzion rreth vazhdimit të ngjarjeve./gazetametro.net.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë