Loading…
Mahnitëse: Muzeu i rrethuar nga tri anët me ujë
  • 10/01/2018 | 22:10

...

Ditën e shtunë do të hapet në Abu Dabi, muzeu i Luvrit, i cili ka një arkitekturë mjaft interesante dhe është i rrethuar nga 3 anët me ujë.


Në muze gjenden disa nga veprat e piktorëve më të njohur në historinë e botës. Ka kushtuar shtrenjtë. Kostoja totale e projektit ishte rreth 1,5 miliardë euro (rreth 1,74 miliardë dollarë), rreth dy të tretat e të cilave u paguan në këmbim të emrit Luvër si dhe për ekspertizën franceze.

Kupola e ndërtesës ka një gjatësi diagonale prej 180 metrash dhe peshon 7 500 tonë, pak më e vogël se kulla Eifel. Hapësira e përhershme e ekspozitës ka një sipërfaqe prej 6 400 metra katrore, ​​ndërsa hapësira e përgjithshme e ekspozimit është rreth 8 600 metra katrore, shkruan ata.

Megjithëse kjo hapësirë është më e madhe se shumica e fushave të futbollit, ajo përbën vetëm një pjesë të madhësisë së muzeut të Luvrit në Paris, që është tetë herë më e madhe. Poshtë kupolës, muzeu përbëhet nga 55 ndërtesa individuale.

Muzeu ka mbi dhjetëra muze të tjera partnere duke përfshirë Musee d’Orsay, Pallatin e Versajës dhe Qendrën Pompidou si dhe muzeun e Luvrit në Paris.

Pjesën më të madhe në ekspozitë e zë një statujë e faraonit egjiptian Ramses II, që peshon disa tonë.

Midis veprave të famshme të artit përfshihen, “La Belle Ferronnière” e Leonardo da Vinçit, “Burimet e dritës” të Ai Weiwei, “Kompozimi me Blu, të Kuqe dhe të Verdhë” e Piet Mondrian dhe “Autoportreti” i Vincent van Gogh.

Duke përjashtuar respektin për vlerat myslimane, lakuriqësia është trajtuar me kujdes. Por, duke marrë si shembull veprën e Giovanni Bellini te “Madonna dhe Fëmija” foshnja është konceptuar pa rroba.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë