Loading…
Mahnitëse: Ndërton shtëpi dy katëshe sipas udhëzimeve të You Tube’s
  • 18/11/2017 | 12:46

...

Ndoshta është e vështirë të imagjinohet një grua pa përvojë të ndërtimit, mund të ndërtojë një shtëpi në dy kate me pesë dhoma falë vetëm me udhëzim nga YouTube.


Ciara Brookins dhe katër fëmijët e saj janë dëshmi se kjo është e mundur. Djali i saj më i vjetër, Wood, e ndihmoi të përpilonte shtëpinë dhe pasi mori leje nga qyteti për të ndërtuar.

Vajza e saj Jada ka ndihmuar ashtu që ka sjellë ujin nga fqinji dhe mikserat për themel, ndërsa vajza tjetër ka përgatitur ushqim për të gjithë ata.

Kështu që ajo arriti të ndërtonte një shtëpi për vete dhe fëmijën e vet për vetëm nëntë muaj punë. Ata kaluan nëpër të gjitha fazat: nga gërmimi i themelet deri te muret e shtëpisë.

Pas inspektorët erdhën në inspektim, ata mbetën të habitur se si e tëra ishte punuar në mënyrë profesionale, duke mos besuar se shtëpia ishte ndërtuar nga një nënë, e cila nuk ka ndonjë njohuri për ndërtim.

Shtëpia ka një bibliotekë, një garazh për tre makina, pesë dhoma gjumi. Vlera e kësaj shtëpie tash kap shifrën rreth gjysmë milioni dollarë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë