Loading…
Majk përsëri baba? Reagon këngëtari
  • 12/01/2018 | 13:33

...

Me këngët e tij e zërin e veçantë, ai arriti të bëhet një nga reperët më të famshëm në vend. 


Bëhet fjalë për Majkun, i cili ka kohë që më shumë se për karrierën e tij është bërë i përfolur për shkak të jetës së tij private, transmeton Gazeta Express.

Ka disa muaj që reperi i famshëm flitet për një lidhje të mundshme me modelen nga Prishtina, Melita Nushi, por që deri më tani ai vazhdimisht ka mohuar një gjë të tillë.


E dashura e Majkut, Melita

Përveç lidhjes është përfolur se Melita është edhe shtatzënë.

I kontaktuar nga Express, Majku përsëri ka mohuar të gjitha këto lajme, madje ai edhe është nervozuar duke thënë të mos të përzihemi në jetën e tij personale.
“Po çfarë të vërteta, edhe nuk ju intereson as juve as askujt”, është shprehur ai.

Ndryshe, Majku ka qenë në lidhje edhe me modelen Majlinda Zeka me të cilën kanë edhe një fëmijë, Roanin e vogël.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë