Loading…
Majko zbulon skandalin: Bizneset s’po lënë heqjen e kufirit Kosovë-Shqipëri
  • 06/01/2018 | 19:17

...

Ministri i Shtetit shqiptar për Diasporën, Pandeli Majko, bëri një deklaratë të fortë, duke zbuluar arsyen që e pengon lëvizjen e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe që praktikisht i bën marrëdhëniet mes dy vendeve të mbeten në nivelin e Abetares, ndërkohë që Kosova i afrohet 10 vjetorit të pavarësisë.


Majko, në një intervistë për RTSH, ka thënë se janë bizneset ato që po pengojnë lëvizjen e lirë mes dy vendeve pasi po u druhen uljes së çmimit të mallrave.

“Pas nesh qëndrojnë bizneset dhe bizneset na thonë: ‘prit, kujdes, mos hap kufirin, se më duhet mua koncesioni atje, mos ma hap kufirin se më ul mua çmimin e mallrave, më duhet mua politika, se më intereson më mirë të hyjë malli nga ky drejtim se sa nga ai drejtim’. Pavarësisht se duket sikur po qeveris politika, gjithmonë e më tepër rregullin po e vendos biznesi. Sikur ta vendoste në foks të interesave ia kisha bërë hallall, por ngandonjëherë vendimmarrja nën lobingun e biznesit është për të qarë hallin dhe nëse ka një pamje të ulët të keqtrajtimit që biznesi po i bën politikës është moslënia e lëvizjes së lirë të njerëzve mes Shqipërisë dhe Kosovës, është në nivelin e krimit”, tha Majko.

Majko i qëndron idesë se porti i Shëngjinit, një premtim i pambajtur i qeverisë Rama dhe i artikuluar edhe nga Majko vet, do të kishte ndikuar pozitivisht në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Duhet ta kishim dhënë prej kohësh, nuk u bë realitet. Nëse sot Kosova do ta kishte portin e Shëngjinit gjërat do të ishin shumë ndryshe, qoftë në Shëngjin, qoftë në pikëpamje të marrëdhënieve ekonomike me Kosovën”, u shpreh Majko.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë