Loading…
Mali Everest nuk është më i larti në botë, dalin të dhëna që e dëshmojnë këtë
  • 12/01/2018 | 08:25

...

 Shumica prej neve jemi rritur duke menduar se Mont Everest është mali më i lartë në botë.


Megjithatë, kjo nuk është plotësisht e vërtetë sepse ekziston një çështje e vogël e cila i ndërron gjërat.

Mont Everest zyrtarisht e ka majën më të lartë në botë në raport me nivelin e detit (8.848 metra), por nëse matet lartësia nga baza e malit deri në maje, do të gjendet në vendin e dytë në listën e maleve më të larta në botë.

Në këtë rast vendi i parë i takon Mauna Kei’t, një vullkan i fjetur me miliona vite në Havai. Pjesa më e madhe e këtij mali gjendet nën ujë, kështu që lartësia e përgjithshme e tij është 10.152 metra.

Pastaj është edhe mali Çimborazo, vullkan joaktiv në Ande, maja e të cilit është më e largët nga qendra e Tokës. Me këtë, ndikimi i gravitacionit  të Tokës në këtë vend është edhe më i dobët në botë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë