Loading…
Manchester City po bën historinë, thyen një rekord tjetër
  • 13/02/2018 | 14:00

...

Manchester City po shënon rekorde të njëpasnjëshme jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj.


Skuadra që kryeson Premier League angleze me 16 pikë avantazh kundrejt vendit të dytë, është konsideruar si skuadra më e kushtueshme në historinë e futbollit. Për të ndërtuar skuadrën aktuale, që nga blerja e parë e deri tek e fundit që është Aymerick Laporte, pronarët e Citizens kanë shpenzuar shifrën rekord prej 878 milionë eurosh.

Ky është përfundimi i studimit të Observatorit të Futbollit (CIES), që mori në konsideratë kampionatet më të rëndësishëm në Evropë: Premier League, La Liga, Bundesliga, Serie A dhe Ligue 1. Në klasifikimin e CIES, Manchester City kalon vetëm për pak Paris Saint Germain, me francezët që kanë arritur në kuotën e 805 milionë eurove shpenzime, ndërkohë që në shkallën e tretë të podiumit është Manchester United, me 747 milionë euro, transmeton gazetametro.net.

Pas “Djajve të Kuq”, në vendin e katërt pozicionohet Barcelona me 725 milionë euro. Janë pikërisht këto skuadra të vetmet që kanë shpenzuar më shumë se 700 milionë euro në merkaton e transferimeve.

Përsa i përket mesatares së sshpenzimeve për skuadrat në 5 ligat kryesore, Premier League është e paarritshme me 291 milionë euro të shpenzuara për klub, e ndjekur nga La Liga me 131 milionë e Serie A me 124 milionë euro shpenzime për skuadër. Më pas, vijnë Bundesliga dhe Ligue 1, respektivisht me 114 dhe 97 milionë euro.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë