Loading…
Mancini: Kjo është mangësia më e madhe që e ka Italia
  • 11/10/2018 | 11:50

...

Roberto Mancini ka thënë se Italia po krijon shumë raste, por nuk po shënon gola


Italia dje barazoi 1-1 me Ukrainën në një ndeshje të zhvilluar në ‘Luigi Ferraris’ në kuadër të ndeshjeve ndërkombëtare të tetorit, transmeton GazetaMetro.

Roberto Mancini, trajneri i ‘Azurëve’ ka thënë se mangësia e vetme e skuadrës së tij është se nuk po arrin të shënojnë shumë.

“Ishte një mëkat që nuk fituam, por, me sa duket, i tillë është ky moment për ne. Ndryshe nga ndeshjet e tjera, sivjet ndërtuam shumë, por shënuam fare pak dhe kjo është mangësia më e madhe që kemi treguar gjatë aventurës sime në stolin,” ka thënë Mancini.

“Kishim përparësi dhe shpejtësi në pjesën e parë, por edhe në të dytën, por siç e thashë, mungoi korrektësia. Nëse krijon 6-7 raste për gol, për një skuadër normale duhet të shfrytëzosh gjysmat e tyre, por ne nuk ia arritëm,”. /GazetaMetro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë