Loading…
Manipulim me vota në Mitrovicë, Policia ndalon aktivistin e AKR’së
  • 19/11/2017 | 15:10

...

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë për shkak se ka tentuar të realizoj të ashtuquajturin ‘Treni Bullgar’. Dyshohet se i arrestuari është aktivist i AKR’së.


Siç mëson Gazeta Metro, ngjarja ka ndodhur në shkollën fillore Shaban Idrizi, në Zhabar të Poshtëm. Personi në fjalë është zënë me fletëvotim fallco duke tentuar të votojë dhe të nxjerë jashtë fletëvotimin origjinal.

Në një Video të siguruar nga Gazeta Metro, shihet personi në fjalë duke u përcjell nga Policia nga vendi i ngjarjes për në stacion.

Gazeta Metro ka provuar të kontaktojë me Policinë në Mitrovicë, mirëpo këta të fundit nuk i janë përgjigjur thirrjes telefonike.

Ndërkohë, pak më parë kandidati i kësaj parttie për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri, cili ka akuzuar PDK-në për përdorimin e “trenit bullgar” në një vendvotim,

Bahtiri, përmes një postimi në Facebook ka thënë se në shkollën “Ismail Qemali” është zënë një grua me dy fletëvotime të vulosura, ku njëra ishte për PDK-në dhe tjetra e zbrazët.

Bahtiri ka ftuar KQZ’në, Policinë dhe Prokurorinë që t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore dhe mos ta lënë më tutje manipulime me vota./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë