Loading…
Mario Gotze ka dhënë mendimin e tij të sinqertë për Usain Bolt pasi stërviti bashkë me të në Dortmund
  • 14/09/2018 | 11:26

...

Njeriu më i shpejt në botë dëshiron që të bëhet futbollist profesionist


Usain Bolt ishte në prova te Borussia Dortmud dhe te skuadra norvegjeze Stromsgodset, por dështoi që të fitonte një kontratë, transmeton GazetaMetro.

31-vjeçari tani është në prova te Central Coast Mariners, skuadër nga Australia.

A mund të bëhet Bolt futbollist profesionist?

Mario Gotze, njeriu që shënoi golin e fitores për Gjermaninë në Kupën e Botës më 2014 ka dhënë opinionin e tij pasi ai ka stërvitur me atletin e njohur te Dortmund.

“Ishte shumë interesante që ta kishim Boltin këtu. Vetëm për ta takuar atë dhe të shohim një atlet nga një sport tjetër që dëshiron të luajë futboll,” ka thënë Gotze.

“Ishte shumë interesante dhe tërheqëse për ta shikuar atë.

“Sigurisht ju jeni të njoftuar se ai vjen nga një sport tjetër. Por ai bëri mjaft mirë gjatë provave. Unë duhet të pranoj që prisja që ai të ishte më i keq.

“Ishte shumë mirë që e kishim atë këtu, veçenarisht për shkak të arritjeve që ka bërë në sport. Kjo është fenomenale.

Tutje ylli gjerman tha se pret që Bolt të ketë sukses në kampionatin australian.

“Unë mendoj se ai do t’ia dalë. Unë nuk e di nivelin e kampionatit australian, por ai është një sportist dhe ka shumë aftësi që mund të kryejnë punë edhe në futboll,”. /GazetaMetro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë