Loading…
Mario, grimieri i familjes Kardashian vjen në Shqipëri, në cilën ngjarje mund ta gjeni
  • 12/01/2018 | 09:07

...

Aktualisht Mario është një nga grimierët me origjinë shqiptare më të famshëm në botë pasi kujdeset për bukurinë dhe pamjen e shumë personazheve të famshëm të showbizz-it ndërkombëtar si motrat Kardashian-Jenner, Megan Fox, Demi Lovato, Eva Longoria etj.


Artisti me origjinë shqiptar i makeup-it Mario Dedivanoviç sot konsiderohet si njeriu kryesor që kujdeset për Kim Kardashian dhe sapo ka nisur një reality show që ka si producente pikërisht yllin e “Keeping Up With The Kardashians”.

Keni ëndërr ta takoni Marion? Epo ja që edhe ëndrrat bëhen realitet…

Së shpejti Mario do të vijë në Shqipëri, për të marrë pjesë në eventin për të cilin po qarkullojnë shumë thashetheme në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për eventin e titulluar “Oda”, një mbrëmje gala gjigante që ka si synim promovimin e vlerave, kulturës dhe turizmit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi shkruan Xing.al

Këtë fakt e ka vërtetuar edhe vetë Mario duke postuar një foto në profilin e tij në Instagram. “Sa bukur. Shumë i emocionuar për vizitën në Shqipëri javën tjetër”, shkruan grimieri i Kardashians në profilin e tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë