Loading…
Mark Zuckerbergut nuk mund t’ia bëni bllok në Facebook (Foto)
  • 02/09/2017 | 18:57

...

Butoni që ua pamundëson profileve të ndryshme që të hynë dhe të shohin çfarë ju publikoni në Facebook është shumë i përdorur nga të gjith përdoruesit e rrjetit social Facebook, transmeton Gazeta Metro.


Me këtë pajtohet edhe shefi i Facebook, Mark Zuckerberg. Por, si duket ai nuk mendon kështu edhe për profilin e tij.

Një person i vëmendshëm ka kuptuar që përdoruesit e tjerë nuk mund ta bllokojnë profilin e Zuckerbergut, siç mund të bëjmë me të tjerët.

Si duket, Zuckerberg ka dashur të sigurohet që secili që e pëlqen profilin e tij, të marrë mesazhet që ai publikon në faqen e vet.

Megjithatë, ka të tillë që mendojnë se pamundësia për ta bllokuar Zuckerbergun vjen pikërisht nga fakti se shumë përdorues kanë tentuar ta bëjnë këtë, duke shkaktuar probleme në funksonimin e atij mekanizmi.

Facebook është një prej ndërmarrjeve më të suksesshme në botën virtuale. Rrjeti më i madh social në botë numëron 2 miliardë përdorues, kurse Zuckerberg është një prej njerëzve më të pasur në botë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë