Loading…
Maska me sheqer për fytyrë të butë dhe të pastër
  • 11/06/2018 | 19:23

...

Sheqeri është i njohur gjerësisht për vetitë e tij të shumta në kujdesin e lëkurës. Ai shërben si skrab (scrub) për të pastruar fytyrën nga papastërtitë, për të larguar qelizat e vdekura dhe për të eliminuar njollat. Kështu do të keni një lëkurë më të pastër, më të butë dhe më të pastër.


Maska e parë: Sheqer + Limon

Limoni ka veti pastruese dhe zbardhuese, por kur përzihet me sheqerin bën akoma më shumë mrekulli për zonat e errëta në lëkurë, sidomos ato të krijuara nga aknet. Mjafton të përzieni lëngun e ½ së kokrrës së limonit me sheqer derisa të krijohet një pastë e lëngshme. Vendoseni tek zonat problematike për 10 minuta dhe më pas pastrojeni me ujë të ngrohtë.

Maska e dytë: Sheqer + Vaj ulliri

Kjo maskë është mjaft e mirë edhe për lëkurën e yndyrshme, për të cilën nuk këshillohet përdorimi i shpeshtë i vajit të ullirit. Përzieni 1 lugë çaji me sheqer dhe 1 lugë çaji me vajin e ullirit dhe më pas masazhoni lehtë lëkurën për 7-15 minuta. Më pas pastrojeni si zakonisht dhe aplikoni një krem hidratues.

Maska e tretë: Sheqer + Banane

Kjo maskë është fantastike për ta përdorur si skrab. Në pjesën e brendshme të lëkurës së bananes, shtoni pak sheqer dhe masazhoni lëkurën e fytyrës, por mund ta aplikoni edhe në zonën e qafës dhe shpatullave. Lëkura do të jetë e butë dhe do të largohen papastërtitë.

Shënim: Sheqeri kaf do të ishte zgjedhje më e mirë, por në mungesë mund të përdorni edhe atë normal.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë