Loading…
Matoshi, Gecajt: Unë jam shkrimtar e jo druvar, sakica të qoftë ty
  • 13/10/2017 | 13:15

...

Vazhdojnë akuzat në mes të Halil Matoshit dhe këshilltarit të ish- kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecajt.


Matoshi, drejtor për komunikim në zyrën e kryeministrit Haradinaj, ka bërë të ditur se si gazetar dhe publicist e ka kryer punën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme, pa modesti të rrejshme, përcjellë Gazeta Metro

Ndër të tjerash ai i ka thënë Bajram Gecajt se streha yte prej horri ishte kujdestaria mbi mendësinë e opozitës, sa ishe ngat pushtetit.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Halil Matoshit, drejtuar Gecajt:

Bajram Gecaj, unë jam shkrimtar e jo druvar – sakica të qoftë ty!

Bajram Gecaj, unë kam qenë gjatë, për 35 vjet gazetar dhe analist politik dhe e kam bërë punën time profesionale në mënyrë më brilante të mundshme, pa modesti të rrejshme, dhe për këtë jam shpallur tre herë gazetar i vitit në Kosovë dhe jam autor i dhjetë librave, por kurrë nuk jam shfaqë në publik si patriot arkaik, andaj vetia që ma përshkruan është e huaj për muai!

Ti personalisht e ke luajt rolin e patriotit me profesion, pra streha yte prej horri ishte kujdestaria mbi mendësinë e opozitës, sa ishe ngat pushtetit.

Pra unë për patriotizmin e kam një botëkuptim tjetërfarësh nga mentaliteti Juaj provinicial, mua më intereson patriotizmi ligjor/kushtetues dhe jo ai i patriotizmit si profesion që e ke ushtru gjatë dhe po vazhdon ta bësh akoma.

Unë e kam thënë edhe në tekstin tim të parë se kam qenë kritik edhe i Presidentit Thaçi, por në këtë rast unë i dal në mbrojtje të vërtetës, argumentimit, dhe jo atij personalisht – ngase këtu jemi në shërbim e për punë – e jo për me u hangër në baza personale dhe ad hominem!

Ndërsa e pranoj se nuk më pret sakica jo në një vend por fare, unë nuk jam druvar Bajram, jam shkrimtar dhe mendoj, pra shkruaj!

Sakica të qoftë ty!

Dhe vetmia e madhe…

P.S.

Unë jam në punë shtatë ditë në javë nga 12 – 16 orë në Zyrën e Kryeminsitrit Haradinaj, i cili punën e ka kult e jo llafologjinë, sëkëndejmi nuk kam kohë tutje të merrem me kotera si qifti yt!

Me kaq e mbyll këtë debat”, Ka shkruar ai

Halil Matoshi, dhe dy ish-këshilltarët e Isa Mustafës, BajraM Gecaj dhe Faton Abdullahu, janë duke zhvilluar një përplasje përmes rrjeteve sociale./gazetametro.net

Lexo edhe Thaçi fut ne debat të ashpër Matoshin me Gecajn e Abdullahun

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë