Përveç vajzave, të cilat këto ditë i kemi parë secilën më të bukur se tjetrën, janë edhe djemtë ata që kanë zgjedhur veshje të ndryshme për maturë.
Ndër ta është edhe maturanti Enis Zeneli nga Mitrovica, i cili në mbrëmjen e maturës ishte veshur si arab, gjegjësisht sheik.
Enisi mori vëmendjen e të gjithëve gjatë mbrëmjes së shkollës së tij, pasi ishte veshur tërësisht me të bardha dhe ngjitë mbante një palë syze të zeza.