Loading…
Mavarj bamirës në “Ushqim për jetimët”
  • 07/12/2017 | 18:02

...

Edhe njëherë tjetër Mërgim Mavraj ka treguar shpirtin e tij human. Sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët, ai është prezent.


Mbrojtësi i Hamburgut dhe Kombëtares kuqezi është gjithmonë i ndjeshëm jo vetëm në fushën e futbollit.

Lojtari 31-vjeçar, sipas shtypit gjerman “Mapo”, është i angazhuar në programin më të madh mysliman të ndihmave “Islamic Relief”.

Mavraj mbështet projektin “Ushqim për jetimët”, duke ndihmuar jetimët etiopianë.

“Jam i angazhuar për të ndihmuar fëmijët jetimë. Mua më kanë ndihmuar në jetë dhe tani dua të ndihmoj të tjerët. Të jesh në gjendje të japësh diçka, ndihesh jashtëzakonisht i lumtur”.

Kjo nuk është hera e parë, Mavraj edhe në Kosovë ka shpërndarë shpesh ndihma për familjet në nevojë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë