Loading…
Mavraj si trajneri i Argjentinës, merr dëmshpërblim të madh për ta prishur kontratën me Hamburgun
  • 19/07/2018 | 23:46

...

Mërgim Mavraj më nuk është pjesë e skuadrës gjermane Hamburg.

Mbrojtësi shqiptar ka shkëputur kontratën me klubin e famshëm gjerman pasi nuk ishte në planet e HSV.

Por Mavraj duroi dhe nuk dëshiroi njëanshëm ta shkëpuste kontratën dhe e la punën në dorë të klubit.

Reprezentuesi shqiptar ka marrë dëmshpërblim nga klubi gjerman për prishjen e kontratës.

Mavraj është paguar njëjtë si trajnerët Antonio Conte për shkarkimin nga Chelsea apo Jorge Sampaoli nga Argjentina.

32-vjeçari nuk ka marrë milionat si Conte e Sampaoli, por Hamburgu është detyruar ta paguajë 300 mijë euro për largimin nga skuadra.

Kësisoj tani qendërmbrojtësi është lojtar i lirë dhe mund të vendosë për të ardhmen e tij.

Palermo, Deportivo La Crouna dhe Trabzonspor janë skuadrat e interesuara për reprezentuesin shqiptar.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë