Loading…
May: Do të luftojmë në çdo formë terrorizmin
  • 19/06/2017 | 21:39

...

Kryeministrja britanike, Theresa May, premtoi sot se do të luftojnë terrorizmin në të gjithë format e tij.


Kjo deklaratë vie pas sulmit terrorist në Londër, ku u goditën besimtarët myslimanë pranë xhamisë në Finsbury Park.

“Ky sulm na sjell në kujtesë se terrorizmi, ekstremizmi dhe urrejtja po marrin trajta të shumta, dhe vendosmëria jonë qëndron në fakt për t’i luftuar kushdo qoftë përgjegjësi”, deklaroi May për median, para Downing Street pas një takimi urgjent të qeverisë, raporton AFP.

Sulmi, i cilësuar terrorist nga ana e policisë u shënua dje në mbrëmje pranë xhamisë në Finsbury Park, në veri të Londrës. Një burrë rreth të 48-e ka në timonin e një kamioncine të bardhë ka eçur me shpejtësi të madhe mes për mes kalimtarëve që dilnin nga një shërbesë fetare, pas Iftarit.

Një burrë rezulton i vdekur në vendngjarje, por sipas policisë është ende shumë herët për të bërë me dije nëse vdekja e tij lidhet me ngjarjen në fjalë apo jo.

Polici ka njoftuar se dhjetë persona u plagosën gjatë sulmit, të gjithë nga komuniteti mysliman.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë