Loading…
Mbahet konferenca shkencore në 70 vjetorin e arkeologjisë shqiptare
  • 13/11/2018 | 23:30

...

Konferencë shkencore ndërkombëtare me rastin e 70- vjetorit të arkeologjisë shqiptare u organizua gjatë dy ditëve në qytetin e Maliqit nga bashkia dhe Instituti i Arkeologjisë Shqiptare.


Maliqi si qendra më e hershme e lashtësisë në Mesdhe daton si vendbanim që nga shekulli i shtatë para Krishtit. Zona e tij përbën një vend kërkimesh të vazhdueshëm për arkeologët vendas e të huaj. Arkeologët e konsiderojnë mjaft të pasur në vlera, dëshmi dhe materiale të lashta historike Maliqin, prandaj konferenca shkencore u organizua në këtë qytet.

Kryetari i bashkisë Gëzim Topçiu, hodhi idenë e krijimit të një muzeu me materialet e gjetura në zonën e Maliqit, me qëllim që edhe brezat e ardhshëm të njihen me vlerat e tij.

Me rastin e 70 vjetorit të arkeologjisë shqiptare dhe kontributit që ka dhënë me gërmime në Maliq, arkeologu Frano Prendi u nderua me titullin “Qytetar nderi” pas vdekjes. Në këtë konferencë shkencore që zhvillua në datat 12 dhe 13 nëntor në Maliq, morën pjesë arkeologë vendas, nga Kosova dhe vende të tjera./a.a

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë