Loading…
Mbesa e Marinës, i publikon mesazhet private asaj dhe Getit
  • 07/12/2017 | 20:05

...

Marina dhe Luana sot e kanë nisur ditën me një urim të ri, e këtë herë personi me fat ishte mbesa e tyre, Jori. “Gëzuar ditëlindjen, e shtrenjta ime”, ka shkruar Marina në një foto ku shihet duke përqafuar të mbesën, ndërsa Luana i ka dedikuar këto fjalë: “Gëzuar ditëlindjen loli im, më e bukura në botë!”. Por, Jorit mesa duket nuk i kanë mjaftuar fjalët e shkruara në rrjetet sociale.


Ajo ka publikuar urimet e Marinës, Getoarit dhe Luanës të dërguara me mesazhe në privat, ndërsa të gjithë situatën e ka trajtuar plot humor. “Jeta ime e bukur gëzuar ditëlindjen. Të pafsha lart e më lart shpirt. T’u plotësofshin të gjitha dëshirat dhe me një burrë. Të du nuç”, ka shkruar Marina, ndërsa Geti e ka uruar me diçka të përngjashme: “Urime langaraqe, 100 vite të lumtuna e gjetsh një burrë të mirë”. Me pak fjalë, meraku kryesor i çiftit ka qenë, në këtë rast, burri i Jorit.

“Si burri, dhe gruaja”, ka shkruar mbesa e moderatores me të qeshur, e jo më kot. Mesa duket, në këtë pikë Marina dhe Geti përputhen më së miri, e kot nuk thonë që partnerët fillojnë t’i ngjajnë njëri-tjetrit me kalimin e kohës. Edhe pse, ky çift duket se e kanë përshpejtuar disi këtë proçes…!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë