Loading…
Mbështetësja më e madhe e pavarësisë së Kosovës, njeriu i Trump në dialogun Kosovë-Serbi
  • 24/11/2017 | 14:03

...

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice ka të ngjarë të jetë ndërmjetësuesja në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëse BE’ja pranon që pjesë e dialogut Kosovë-Serbi të jenë edhe SHBA’të, shkruajnë sot mediat në Beograd.


Ish’shefja e diplomaciës amerikane, në kohën kur Kosova shpalli pavarësinë thuhet se është personi që do të caktohet nga SHBA’të në procesin e dialogut në Bruksel, pas kërkesave të vazhdueshme të Kosovës që edhe Uashingtoni të përfshihet në këtë proces, shkruan gazetametro.net.

Për shkak të kësaj kërkese, ka pasur një mosmarrëveshje në Bruksel javën e kaluar, kur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në takimin me kreun e diplomacisë evropiane Federica Mogherini kërkoi që Amerika të përfshihet në këtë proces, shkaku i pafuqisë së BE’së për ta përmbyllur dialogun me Serbinë.

Në Serbi edhe pse rezervohen të refuzojnë direkt përfshirjen e SHBA’ve në këtë proces, thonë se për këtë duhet pëlqimi i të gjitha palëve.

Zhvillimet në rajon, e sidomos ato që lidhen me Serbinë, janë gjithashtu nën vëzhgimin e vazhdueshëm të Rusisë. Dronë e përfshirjes së SHBA’ve në dialogun Kosovë – Serbi, dhe angazhimin e Condoleezza Rice si të dërguar të presidentit republikan Donald Trump e ka shprehur edhe Rusia. Kjo e fundit ka rezerva sa i përket Rice’s edhe për arsyen se ajo është një diplomate me përvojë të madhe sidomos në raportet Uashington – Moskë. Rice gjithashtu e flet rrjedhshëm gjuhën ruse.

Për rikthimin e SHBA’ve në rajon, kanë shkruar edhe mediat ruse. Media shtetërore ruse Sputnik, shkruan se SHBA tani pritet të caktojë një të deleguar në Ballkan, dhe ajo pritet të jetë pikërisht Condoleezza Rice, ish’shefe e diplomacisë amerikane, kur superfuqia botërore drejtohej nga George W. Bush.

Insistimi i presidentit Hashim Thaçi e edhe i kryeministrit Ramush Haradinaj, që në procesin e dialogut të përfshihet edhe SHBA’ja, thuhet se po bëhet në koordinim me Uashingtonin, me qëllimin që ta mbikqyr efektivisht procesin final në raport me Kosovën, por edhe për të adresuar çështjen e Bosjes, kryesisht për shkak të procesit politik në Republikën Serbe atje. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë